Gjimshiti drejt Katarit, zbulohet oferta milionëshe për kapitenin shqiptar

E ardhmja e Berat Gjimshitit vazhdon të jetë ende e pavendosur, nëse do të mbetet në Atalanta apo do të largohet.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka një ofertë shumë të rëndësishme financiare nga Katari, ku skuadra Al-Rayyan ka shprehur interesim për transferimin e tij.

E përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ ka zbuluar edhe detajet financiare, ku bëhet fjalë për një ofertë që ka tunduar jashtëzakonisht shumë Gjimshitin.

Kapiteni i Shqipërisë në rast transferimi në Al-Rayyan e pret një kontratë milionëshe me një pagë mbi katër milionë euro në tre vitet e ardhshme.

Al-Rayyan është e gatshme të paguaj edhe 15 milionë euro për blerë kartonin e Gjimshitit te Atalanta.

Mbrojtësi shqiptar ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, megjithatë oferta e klubit nga Katari e ka tunduar shumë atë.

30-vjeçari ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026, derisa aktualisht fiton një pagë prej 800 mijë eurove në sezon.

Feronikeli ’74 fillon me përforcime, transferon dy futbollistë grek që më parë kanë luajtur te Olympiacos

Nikli transferon ish-mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare