Gjilani zhvillon sot miqësoren e radhës, testohet nga skuadra e Ligës së Parë

Skuadrat kosovare janë duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para fillimit të edicionit të ri 2022/23. 

SC Gjilani ka aranzhuar miqësoren e radhës, të cilën e luan sot (e shtunë) ndaj Phoenixit, shkruan Gazeta Olle.

Kuqebardhët luajnë ndaj skuadrës nga Liga e Parë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 17:30.

Skuadra e Zekirija Ramadanit para tre ditësh zhvilloi miqësoren e fundit, ku mposhti Drenasin me golin e vetëm të Albert Dabiqajt. /Gazeta Olle/ 

Llapi reagon për herë të parë për bllokimin e merkatos, kërcënon me padi

Juventusi dhe Atletico anulojnë miqësoren, shkak tensionet në Izrael