Gjilani vjen me konfirmim për Bylbyl Sokolin

Klubi i Gjilanit përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se trajneri Bylbyl Sokoli është larguar nga klubi me marrëveshje dypalëshe.

“Kryesia e klubit dhe trajneri Bylbyl Sokoli pas një takimi të mbajtur sot kanë vendosur që të ndërprejnë bashkëpunimin. Ky është vendimi i të dy palëve”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Ky vendim besohet se vjen pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit në kampionat. /Olle