Gjilani – Vëllaznimi, sfida e barazhit?

Njëri çift i barazhit për mbetje në Superligë, thuajse është duke u zbuluar. Gjilani që ka siguruar barazhin për inkuadrim në Superligë nga Liga e Parë, është në pritje të kundërshtarit.

Dhe, gjasat më të mëdha për t’u përballur me ta, pas javës 31 të Superligës i ka Vëllaznimi i Gjakovës.

Kuqezinjtë luajtën sot me junior, dhe pësuan humbje 4:1 nga Trepça ’89 në fushën e vet, duke rënë në pozitën 10. Duke marrë parasysh orarin (I shkojnë Hajvalisë dhe presin Besën), si dhe krizën që ka kapluar klubin gjakovar, vendi 10 me gjasë do të jetë i rezervuar për ta.

Kështu, skuadra e tretë nga Liga e Parë takohet me të 10-tin e Superligës, për të kërkuar një vend në edicionin e ardhshëm të Superligës. (Gazeta Olle)