Gjilani vazhdon me përforcime, zyrtarizon mbrojtësin kroat

SC Gjilani ka vazhduar me përforcime cilësore në afatin kalimtar veror.

Mbrojtësi i majtë kroat Marko Martinaga është përforcimi i ri i bardhekuqëve.

26-vjeçari ka luajtur në kampionatin kroat për skuadrat si Slaven Belupo e Varazdin, derisa ka përvojë edhe në futbollin slloven, maqedonas dhe së fundmi në Poloni ku luajti për skuadrën Podbeskidzie.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Sport Club Gjilani komunikon me kënaqësi transferimin e futbollistit Marko Martinaga.

Nga marrëveshja e arritur palët kanë hedhur nënshkrimet për bashkëpunim deri në verën e vitit 2026.

Martinaga luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, derisa vjen pas një aventure te skuadra Podbeskidzie Bielsko-Biala nga Polonia.

26 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve në Kroaci si Slaven Belupo, NK Varazdin dhe Koprivnica. Ndërkohë, karrierë ka bërë edhe në ligën sllovene te FC Koper dhe NK Dekani.

Marko ka zgjatur duart me drejtorin sportiv Ertan Demiri, i cili njëherit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në objektivat që janë vënë para nga drejtuesit. /Gazeta Olle/

Ashtu siç pritej, Sllovakia dhe Rumania ndahen baras dhe kalojnë nga Grupi E

Ferizaj fillon përgatitjet, qëllimi është i qartë në Superligë