Gjilani tregon forcën ndaj Shkëndijës së Hajvalisë

SC Gjilani ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj KF Shkëndijes nga Hajvalia.

Ky takim miqësor është mbyllur me rezultatin 7-1 në të mirë të skuadrë gjilanase .

Golashënuesit e këtij takimi ishin: Fiton Hajdari, Shendi Kelmendi, Gerhard Progni (2x), Franc Veliu, Albert Dabiqaj dhe Blerim Krasniqi.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka zhvilluar disa ndeshje miqësore përpara fillimit të Superligës.

Ndërsa, me 13 gusht ata do të përballen edhe me ekipin nga Suhareka, Ballkanin, nga ora 17:30 edhe ky takim do të zhvillohet në stadiumin e “Qytetit”, në Gjilan.

Werderi vazhdon interesimin për Lirim Kastratin, Dinamo ia tregon çmimin e kosovarit

Trajneri i Southampton e ngrit në qiell Armando Brojën: Është shumë i talentuar, na impresionoi sezonin e fundit