Gjilani e ka mundur KEK-un me shifrat 2:1, në një ndeshje miqësore e cila u zhvillua sot në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq.
Ekipi gjilanas i drejtuar nga Musa Selimi, arriti fitore pas golave të Bunjamin Xhemajlit dhe Dorlir Lekës.
Ndryshe, golin e vetëm për KEK-un e trajnerit Mentor Miftari, e shënoi Torvioll Stullqaku.
Këto ekipe bëjnë gara në Ligën e Parë.