Gjilani, skuadra e ndërtuar për titull që është më afër zonës së rënies se sa kreut të renditjes

Gjilanit këtë sezon nuk po i shkon asgjë për dore, duke dështuar në të dy garat ku merr pjesë.

Kuqebardhët deri më tani  kanë arritur të tubojnë 30 pikë, ndërsa janë eliminuar nga Kupa e Kosovës.

Sezonin e nisi Gentian Mezani që erdhi pas një edicioni historik për Gjilanin, ku u sigurua dalja në Evropë, shkruan GazetaOlle.com.

Trajnerit vlonjat edhe pse me shumë investime nuk i shkoi asgjë për dore, ndërsa për një muaj mbeti në vendlindje shkaku i problemeve shëndetësore.

Pas largimit të tij, në krye të skuadrës erdhi Bylbyl Sokoli, të cilit aspak nuk po i shkon mirë.

Ai është eliminuar nga Kupa e Kosovës, ku shihej favorit, përballë një skuadre si Istogu që garon një nivel më të ultë të garave.

Aktualisht me 30 pikë, Gjilani është në vendin e katërt, me 14 pikë larg Dritës që është lider.

Në anën tjetër po të shikojë poshtë Gjilani, atëherë ka 10 pikë më shumë se sa pozita që dërgon në Ligën e parë dhe tetë pikë më shumë se sa pozita e barazhit.

Gjilani ka emra të njohur në skuadër dhe vetëm një ‘çudi’ e madhe do të bënte që të rrezikonte rënien, por me pikët aktuale, gjilanasit janë jashtë çdo objektivi. /Gazeta Olle/