Gjilani shënon fitore në miqësoren e parë, mposhtë skuadrën zvicerane

Gjilani ka zhvilluar sot ndeshjen e parë kontrolluese gjatë qëndrimit në Turqi.

Kuqebardhët kanë mposhtur skuadrën zvicerane, Yverdon Sport FC me rezultat minimal, 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Blerim Krasniqi, në minutën e 40-të.

Kampionët vjeshtor janë të vendosur në Antalya, ku po zhvillojnë fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Gjatë qëndrimit në tokën turke, SC Gjilani do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera. /Gazeta Olle/

Edhe një klub i Premier Ligës i shtohet garës për Brojën

Dy duele zhvillohen në Superligë këtë fundjavë