Gjilani shënon fitore minimale në miqësore

Gjilani ka shënuar fitore minimale në ndeshjen miqësore ndaj KF Veleshtes 1-0.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka shënuar fitore në takimin e zhvilluar në Strugë, ku po kryejnë fazën përgatitore.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.

Ndërkohë në pjesën e dytë, gjilanasit e gjetën edhe golin e fitores.

Ishte minuta e 73-të e ndeshjes, kur sulmuesi prishtinas, Shend Kelmendi realizoi golin e vetëm në këtë sfidë.

Gjatë qëndrimit në Strugë, Gjilani do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera miqësore, ku do të përballet me Strugën, Rabotnickin dhe KF Skënderbeun. /Gazeta Olle/

Vedat Muriqi shënon gol të bukur në miqësore me Lazion

Agon Llugiqi largohet nga Arbëria dhe prezantohet tek Onix