Gjilani ruan pozitën e parë

Gjilani ka ruajtur me sukses pozitën e parë në Ligën e Parë. Skuadra e Musa Selimit mori tri pikë të arta nga udhëtimi i vështirë në kryeqytet. Ata mposhtën 2 Korrikun 1:0, në takimin e luajtur në Arbëri.

Autori i golit ishte Shkumbin Salihu, i cili shënoi golin e vetëm në pjesën e parë.

Në 45 minutat e dytë, ‘djelmoshat’ e trajnerit Arsim Thaqi bënë përpjekje të mëdha për të barazuar shifrat, por nuk ia dolën përkundër rasteve të krijuara. Madje në minutën 65 ata humbën një penallti, të cilën e priti Faton Maloku, ashtu siç bëri në shumë raste të 2 vendasve.

Gjilani me këtë fitore ngjitet në kuotën e 40 pikëve, tri më shumë se Liria. (Gazeta Olle)