Gjilani rikthehet te fitoret në ndeshjet miqësore, mposhtë Skënderbeun

Sport Club Gjilani gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Strugë të Maqedonisë së Veriut, aty ku edhe e ka zhvilluar një pjesë të fazës përgatitore.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishit sot ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’u përballur me Skënderbeun në një ndeshje kontrolluese, raporton Gazetasheshi.com

“Kuqebardhët” e Gjilanit kanë triumfuar në këtë miqësore me rezultatin 1-3.

Gjilani në këtë ballafaqim ka startuar me këtë 11-she: Koliçi, Sorsa, Veliu, Useini, Ismajli, Dabiqaj, Musolli, Kqiku, Kelmendi, Progni, Torassa.

Eros Grezda prezantohet te skuadra e re

Trajneri i Feyenoord, Slot: Duhet të jetë shumë më mirë sesa në Kosovë që të mposhtim Dritën