Gjilani prezanton tri fanella për edicionin e ri

SC Gjilani ka prezantuar fanellat për edicionin 2021/22.

Skuadra nga Anamorava që drejtohet nga Ismet Munishi është veshur nga kompania e veshmbathjeve ‘Jako’.

‘Skifterat’ kanë prezantuar tri palë fanella, atë të ndeshjeve vendas, mysafirë dhe fanellën alternative.

Fanella vendase do të jetë ajo me ngjyrën tradicionale të kuqe, derisa për mysafirë e bardha.

Ndërkohë fanella e tretë e cila do të bartet nga futbollistët gjilanas është ngjyrë vjollcë.

/Gazeta Olle/

Në stadiumin e stërmbushur, Ferizaj fiton ndeshjen e parë miqësore

Zyrtare: Orges Bunjaku largohet nga Baseli, transferohet në Francë