Gjilani po i pret testet për COVID 19

Nënkampioni i Kosovës, Gjilani i është nënshtruar sërish testimeve për COVID-19.

Futbollistët që drejtohen nga Gentjan Mezani para pjesëmarrjes në Ligën e Evropës, i kanë bërë testet në fjalë.

Megjithatë, klubi gjilanas ende nuk i kanë marrë rezultatet e këtyre testimeve.

Presidenti i Gjilanit, Florim Zuka ka thënë rezultatet ende nuk i kanë marrë.

“Testet për COVID-19 i kemi kryer dhe në çdo moment jemi në pritje të rezultateve”, ka thënë Florim Zuka për “Zeri.info”.