Gjilani po bisedon me lojtarin e Drenicës

Mbrojtësi i djathtë, Fetah Ibrahimi, është në negociata me skuadrën e Gjilanit, ekip i cili në këtë edicion është inkuadruar në elitë. Ibrahimi në vitet e fundit ka qenë pjesë e Drenicës, ndërkohë që kontrata me këtë ekip i ka skaduar. “Kontrata me Drenicën më ka skaduar ndërkohë që Gjilani së fundmi ka shfaqur interesim. Nuk ka diçka konkrete. Të shohim se si do të shkojnë bisedimet”, ka thënë Fetah Ibrahimi për Gazetaolle.com.

Ky lojtar në të kaluarën ka luajtur për Trepçën dhe Trepçën ’89.