Gjilani përmbyll fazën përgatitore në Strugë, gati për sezonin e ri

SC Gjilani ka kryer edhe fazën e dytë përgatitore në qytetin e Strugës.

Bardhekuqtë qëndruan për 10 ditë në Maqedoninë e Veriut, ku zhvilluan edhe katër ndeshje miqësore.

Në katër testet miqësore, gjilanasit shënuan dy fitore, barazuan në një tjetër dhe pësuan një humbje.

Fitoret u arritën ndaj Veleshtës (0-1) dhe Skënderbeut (1-3), derisa barazuan me Rabotnickin (0-0) dhe pësuan 2-0 nga Struga.

Gjilani e ka cilësuar si fazë të suksesshme në Strugë, derisa kanë njoftuar se futbollistët kanë treguar paraqitje pozitive në duelet testuese.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Mirupafshim Strugë 
Rikthehemi në shtëpi pas qëndrimit dhjetë ditor në Strugë, duke mbyllur kështu fazën përgatitore në Maqedoninë e Veriut.
Skuadra mbylli një cikël të rëndësishëm të përgatitjeve, duke inkorporuar në lojë edhe ardhjet e reja të afatit kalimtar të verës.
Gjatë qëndrimit në Strugë, skuadra zhvilloi katër ndeshje miqësore, teksa realizoi dy fitore (0:1 Veleshta dhe 1:3 Skënderbeu) një barazim (0:0 Rabotniçki) dhe pësoi një disfatë (2:0 Struga).
Fazë e suksesëshme mund te cilësohet qëndrimi në Strugë dhe përveç punës, futbollistët tanë treguan paraqitje pozitive në duelet testuese.
Ekipi do rikthehet në punës gjatë javës së ardhshme, pasi që në fundin e muajit Gusht do të startoj edicioni i ri në Superligën e Kosovës në Futboll.

/Gazeta Olle/

Top 10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në botë – dominojnë ato angleze

FBK kërkon që palestrat sportive t’u kthehen sportistëve