Gjilani nuk e gjen rrugën e golit as në miqësoren ndaj Rabotnickit

Ka përfunduar miqësorja mes Rabotnickit dhe Gjilanit.

Skuadra e Ismet Munishit nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Ishte kjo miqësorja e tretë për kuqebardhët gjatë qëndrimit të tyre në Strugë, ku po e zhvillojnë fazën e fundit përgatitore para fillimit të edicionit të ri.

Në ndeshjen e parë Gjilani mposhti Veleshtën 1-0, ndërsa më pas u mposht nga Struga me rezultat 2-0.

Ndeshjen e fundit kontrolluese, gjilanasit do ta zhvillojnë nesër (28 Korrik) ndaj Skënderbeut.

/Gazeta Olle/

Ballkani e ndal në miqësore skuadrën e Superligës së Turqisë

Feronikeli transferon sulmuesin e njohur kosovar