Gjilani nuk dëshpëron në “Fadil Vokrri”, shënon fitore të rëndësishme ndaj Liepajas

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë ndaj Liepajas në Conference League. 

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultat 1-0, në të mirë të kuqebardhëve, shkruan Gazeta Olle.

Ishte Albert Dabiqaj ai që realizoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 38-të.

Dabiqaj goditi bukur me kokë për të gjetur rrjetën pas asistimit milimetrik nga Cale.

Pjesa e dytë vazhdoi me një ritëm shumë më të qetë të lojës.

Skuadra e Zekirija Ramadanit luajti shumë kujdesshëm duke mbrojtur rezulitatin dhe duke triumfuar në fund. /Gazeta Olle/

Llapi në disavantazh të dyfishtë dhe me një lojtar më pak pas pjesës së parë ndaj Buducnostit

Laçi nuk arrinë më shumë se një barazim ndaj Iskras në ndeshjen e parë