Krasniqi është nga Kavaja, teksa në sezonin e fundit u aktivizua te skuadra kampione, Teuta e Durrësit.
“Zeri.info”, ka raportuar se Gjilani është në bisedime të avancuara me sulmuesin në fjalë.
Bisedimet kanë shkuar mirë mes palëve dhe për momentin po mungon vetëm hedhja e firmës në kontratën e bashkëpunimit mes Krasniqit dhe “Skifterave”. Ndërsa, në garë për shërbimet e Krasniqit është edhe skuadra e Ballkanit.
Përveç te Teuta, 25-vjeçari ka luajtur edhe te Skënderbeu i Korçës dhe Apolonia e Fierit.
Sezonin e fundit, Blerim Krasniqi e mbylli me pesë gola dhe tre asistime nga 2,723 minuta të luajtura në të gjitha garat.