Gjilani mposht pastër Shakhter Karagandyn

Kampioni vjeshtor, Gjilani, ka shënuar fitore në miqësoren e radhës të zhvilluar në Antalia.

Gjilani ka fituar me rezultat 2-0, me të dy golat të shënuar në pjesën e parë.

I pari që shënoi ishte Albert Dabiqaj, i cili tundi rrjetën për 1-0 në minutën e 30-të.

Pas tij shënoi Gerhard Progni në minutën e 44-të nga pika e bardhë.

Gjilani do të qëndrojë edhe disa ditë në Turiq, para se të kthehet për pjesën pranverore të kampionatit. /Gazeta Olle/

Mediat turke shkruajnë se Sergen Yalçın mund të marr drejtimin e Kosovës

Malisheva gjunjëzon kazakët