Gjilani ka marrë një lajm të madh gjatë pushimit të kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.
Skuadra e Ardian Nuhiut nuk e ka nisur mirë kampionatin ku në katër ndeshjet e para ka marrë vetëm 2 pikë.
Gjilanasit kanë qenë në katër sfidat në epërsi, por e kanë humbur atë duke barazuar dy prej tyre dhe duke pësuar dy disfata.
Lajmi i madh për kuqebardhët është rikthimi i portierit të talentuar, Aridon Bllaca.
Bllaca është lënduar në fazën përgatitore, derisa me rikthimin e tij porta e Gjilanit do të jetë me më shumë cilësi.
Përveç Bllacës, Gjilani ka në radhët e veta edhe portierin Kenan Haxhihamza. /Gazeta Olle/