Gjilani merr një dhuratë speciale (FOTO)

Tifozët e klubit të Gjilanit nga diaspora, kanë treguar edhe njëherë dashurinë e madhe për klubin e tyre të zemrës.

Tifozë, ish-lojtar dhe dashamirë të futbollit, e kane ndihmuar KF Gjilanin me nje komplet fanellash.

Kjo nuk është hera e parë që KF Gjilani ndihmohet nga diaspora, shkruhet në faqën zyrtare të klubit në ‘facebook’.

Ata kanë falënderuar edhe ata që janë kujdesur për këtë dhuratë. Arijan Syla, Fidan Bajrami, Shpëtim Brahaj Timi (nga Prizreni), Mentor Uruqi, Selami Zuzaku, Osmon Bajrami, Faton Krasniqi, Albert Behlulin, Artan Raci Halimi, Agim Hasani ishin ta që dhanë këtë donacion.

 

gjilani