Gjilani merr në huazim Blendi Krasniqin nga Dinamo City

Blendi Krasniqi është rikthyer te Gjilani pas gjashtë muajve të kaluara te Dinamo City.

Mesfushori i talentuar gjilanas është huazuar te Gjilani nga skuadra shqiptare Dinamo City.

Ka qenë faqja zyrtare e Dinamo City që ka njoftuar se Blendi Krasniqi është huazuar për gjashtë muaj te skuadra e Gentjan Mezanit.

“FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Gjilanit, për huazimin e mesfushorit Blendi Krasniqi deri në përfundim të sezonit”.

“Duke parë se në këtë pjesë të kampionatit, hapësirat për Krasniqin ishin të pakta, klubi ynë vlerësoi se rruga e duhur për rritjen e mëtejshme të lojtarit, ishte transferimi në skuadrën e Gjilanit, ku edhe mundësia për të luajtur do të jetë më e madhe”, ka shkruar faqja zyrtare e Dinamo City.

Spektakël në Target Center, Timberwolves marrin fitore ndaj Clippers

Pesëshja dhe MVP i xhiros së 17-të në Superligë