Gjilani: Megzon Visoka drejton skuadrën ndaj Vushtrrisë

Kryetari i Gjilanit, Bekim Rexhepi, ka konfirmuar ekskluzivisht për Olle se ndihmëstrajneri Megzon Visoka, do ta drejtojë skuadrën në ndeshjen e së enjtes.

Gjilani është mysafir i Vushtrrisë, në takimin që vlen për javën 24 të Raiffeisen Superligës.

“Sonte kemi takim me kryesinë. Për momentin nuk kemi ndonjë emër, por sipas të gjitha gjasave në ndeshjen me Vushtrrinë, skuadrën do ta drejtojë Megzon Visoka, pastaj do të shohim”, deklaroi Rexhepi për Olle.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se skuadrën mund ta drejtojë trajneri i mirënjohur, Muharrem Sahiti, i cili për disa vjet ka udhëhequr Gjilanin.