Gjilani me trajner të ri

Gjilani mendon vetëm për kthimi në Superligë. Edhe pse Musa Selimi i la pak para ndeshjes kundër Lirisë në fundjavë, kryesia e klubit të Gjilanit e kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

‘Timonin’ e klubit gjilanas do ta marrë ish futbollisti i kësaj skuadre Sadullah Ajeti.

Ajeti më parë ka  qenë trajner i grupmoshave të Gjilanit. Ai ishte shpallur futbollisti më i mirë në Kosovë në vitin 1995. Për Gjilanin ka luajtur deri në vitin 2005, ku i ka dhënë edhe fund karrierës aktive si futbollistë.

Nga ajo kohë e deri më tani Ajeti ka qenë trajner i grupmoshave të reja të KF Gjilanit. Kampion për disa vite rradhazi me grupmoshat e reja.

Ajeti e ka udhëhequr skuadrën e parë të Gjilanit në vetëm dy ndeshje ku ka dy fitore. E para në derbi kundër Dritës (2:1) dhe kundër Drenicës (1:0).

Ajeti do të mundohet që ta kthej Gjilanin, atu ku e ka vendin në elitën e futbollit kosovar.

 

ajeti