Gjilani me super-transferim nga Shqipëria? (FOTO)

Krahas vazhdimit të bashkëpunimit me disa futbollistë, Gjilani po synon të sjellë edhe disa përforcime cilësore.

Skuadra e Arbnor Morinës ka shnjestëruar disa futbollistë, në mesin e së cilëve është edhe anësori i Laçit, Arbër Shala.

Mbrojtësi i majtë, i cili mund të luajë edhe si mesfushor, ka kontratë edhe një vit me skuadrën nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.

Ky është problemi kryesor që po e pengon atë të rikthehet te Gjilani.

Megjithatë, ish-klubi i tij ende nuk i ka humbur shpresat dhe synon ta kthejë mbrojtësin, i cili do të mbulonte pozitën e lënë bosh nga Ilir Blakçori.

Fotografia e Arbër Shala

Deri më tani, Gjilani është marrë kryesisht me rinovime të kontratave.

Gjithsesi, skuadra bardhekuqe do të intervenojë edhe me disa përforcime.

Objektiv i klubit është që të fitojë trofe në sezonin e ri e jo të luftojë më për mesin e tabelës.

gjilani