Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, golat për mysafirët i shënuan Gerhard Progni (66′) dhe Shend Kelmendi (89′), shkruan Gazeta Olle.
Goli i Prognit erdhi nga një goditje maestrale nga gjuajta e lirë, që më pastaj ndryshoi edhe rrjedhën e lojës.
Kuqebardhët mëngjesin e sotëm e kanë nisur me një postim fantastik në faqen e tyre zyrtare:
“A keni nevojë për gol nga gjuajtja e lirë? Më telefono ndoshta”, shkrim i bashkangjitur me foton e Prognit.
“Skifterat” me fitoren e madhe në derbin lokal tani kanë grumbulluar nëntë pikë dhe pozicionohen në vendin e pestë në tabelë.
/Gazeta Olle/