Gjilani me mungesa të mëdha në derbin ndaj Dritës

Klubi futbollistik Gjilani në mesjavë do të luajë derbin me Dritën, në kuadër të javës së 15-të në Superligë, shkruan Sheshi.

Kuqebardhët para kësaj ndeshje të madhe ndaj rivalëve lokal nuk mund të llogarisë në tre lojtarë.

Bëhet fjalë për Muhamed Useinin, Besar Musollin dhe Fiton Hajdarin. Useini ishte dënuar nga Komisioni Disiplinor me dy ndeshje mos-lojë shkak kartonit të kuq dhe ndaj Dritës nuk mund të paraqitet.

Ndërsa, Musolli e Hajdari në fitoren ndaj Ulpianës 2:1 u ndëshkuan me karton të verdhë dhe kanë mbushur numrin e kartonëve nga katër që i bie se nuk kanë të drejtë të luajnë në ndeshjen e radhës e që është pikërisht ndaj Dritës.

Dardanët shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shqiptarë për ndeshjen me Norvegjinë

Spanja po përgatitet ta njoh Kosovën, kjo falë futbollit dhe Kombëtares tonë