Gjilani me komunikatë zyrtare ndaj Gazetës Olle, por ne i qëndrojmë mbrapa shkrimeve tona

Sport Club Gjilani ka dalë me një reagim zyrtar ndaj Gazetës Olle, duke akuzuar mediumin tonë për lajme ‘propaganduese’ e të ‘fabrikuara’ gjithmonë sipas tyre.

Gazeta Olle është një medium i pavarur dhe i paanshëm që tani e gjashtë vite e gjysmë kontribuon në ngritjen e sportit kosovar, në veçanti futbollit.

Klubi i Gjilanit ka reaguar në lidhje me dy shkrimet e Gazetës Olle për futbollistin Almir Kryeziu, me të cilin ishin në bisedime, ku ditën e djeshme (e premte, 09/07/2021) mediumi ynë kishte raportuar në mënyrë korrekte se palët janë në bisedime.

Artikulli i dytë është “Ekskluzive: Gjilani dhe Ballkani e kërkuan me ngulm, por Drita ia rrëmben nga dora Almir Kryeziun“, ku në asnjë mënyrë nuk është shkrim tendencioz për ta sulmuar ndonjërin nga klubet, por vetëm titull që më vonë edhe u konfirmua ku sulmuesi anësorë u zyrtarizua te Drita.

Nga dita e parë e deri më tani, Gazeta Olle ka pasur raporte korrekte me të gjitha klubet, duke bërë shkrime profesionale dhe pa asnjë tendencë.

Lajmet që publikohen në mediumin tonë, kanë burim të saktë informacioni dhe gjithmonë qëndrojmë prapa tyre.

Gazeta Olle ka raportuar gjithmonë në mënyrë korrekte dhe profesionale për klubin SC Gjilani dhe të njëjtën gjë do të vazhdojë ta bëj.

Ne jemi të hapur për bashkëpunim me SC Gjilanin dhe të gjitha klubet tjera të futbollit në Kosovë,përkundër që ka persona në atë klub që kanë probleme personale me mediumin në fjalë dhe kanë nevojë për famë, por ky ishte sqarimi i parë dhe i fundit për ta, pasi ne do të vazhdojmë të raportojmë drejt dhe saktë për gjithçka.

Me respekt, stafi i Gazeta Olle.

Komunikata e plotë nga SC Gjilani, pa ndërhyrje drejtshkrimore:

Komunikatë zyrtare – Reagim ndaj portalit “Gazeta Olle”
𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐂𝐥𝐮𝐛 “𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢” 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤ë𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐊ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐒𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐨𝐪𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐆𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐪ë 𝐭’𝐢 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭 𝐧ë 𝐟𝐣𝐚𝐥ë 𝐩ë𝐫 𝐭𝐚 𝐧d𝐚𝐥𝐮𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 ‘𝐟𝐚𝐛𝐫𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚’, 𝐧ë 𝐭ë 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫𝐭ë𝐧 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐭ë 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐭’𝐮 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐞𝐭𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐩ë𝐫 𝐭’𝐮 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐧ë 𝐟𝐣𝐚𝐥ë.
Edhe pse SC Gjilani nuk ka zakon të reagojë në punën e mediave të cilat i vlerësojmë si pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme në zhvillimin e sportit në vendin tonë, por edhe duke qenë të vetëdijshëm edhe për nevojën e tërheqjes së vëmendjes së lexuesve me tituj e lajme senzacionale, megjithatë ndjehemi të thirur të dalim me këtë reagim publik në kushte kur media e caktuar në emër të SC Gjilanit pretendon të krijojë imazh të rejshëm për punën e një skuadre tjetër në merkato.
Me respekt të pakontestueshëm edhe për ata njerëz pjesë të këtij portali e që mund të mos kenë lidhje me punën jo profesionale e tendenzicoze të ndonjë kolegu të tyre, por detyrimisht e themi publikisht se “Gazeta Olle” ka tepruar me shkrime të sajuara dhe tërësisht të pavërteta duke krijuar në mënyrë të rrejshme dhe të pacipë një rivalitet inekzistent në merkato ndërmjet dy skuadrave të qytetit të Gjilanit dhe jo vetëm.
Në fakt ky reagim më shumë është njoftim publik për mbështetësit e klubit tonë dhe dashamirët neutral të sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti, pasi nuk duam që të ndjehen të manipuluar nga shkrimet tendencioze të medias në fjalë dhe një gazetarie “të kapur” ngushtë në problemet profesionale dhe personale. E kuptojmë të ndodh ndonjëherë dikush dikuj t’i bëjë ndonjë “shërbim” për pak imazh, më shumë edhe për faktin se e dimë se SC Gjilani paraqet sfidë për tu mundur, por është e pakuptueshme dhe shumë e ulët të pretendohet se çdo lojtarë i angazhuar nga skuadra të cilës i shërben portal në fjalë, paraprakisht paska qenë në bisedime me ne.
Kategorikisht dhe publikisht demantojmë se ndonjëri prej lojtarët e përmendur kohëve të fundit ka qenë në bisedime me SC Gjilanin. Njëkohësisht kërkojmë nga portali në fjalë të rishikojë pozitën dhe qasjen jo profesionale të tyre sepse për hir të lexuesve që janë tifozë të skuadrave të ndryshme, nuk është aspak korrekte të bëhet megafon i një klubi të caktuar, qoftë ky të jetë edhe SC Gjilani.
Fare në fund, apelojmë deri te tifozët e klubit tonë për të qëndruar të qetë dhe indiferentë ndaj sulmeve mediale dhe të pavërteta ndaj skuadrës tonë, duke ju bindur se kryesia punon për të ngritur klubin në nivele më të larta jo vetëm në pjesën garuese, por edhe në atë organizative.
Me respekt,
Sport Club “Gjilani”

 

ZYRTARE: Ashtu siç raportoi Gazeta Olle, Almir Kryeziu prezantohet te Drita

Mesfushori maqedonas pritet t’i bashkohet Dritës