Gjilani mbyll fazën e parë përgatitore, njofton se futbollisti i rëndësishëm ka pësuar frakturë në dorë

Gjilani ka mbyllur fazën e parë përgatitore për sezonin e ri 2021/22.

Skuadra e Munishit është rikthyer në shtëpi pas qëndrimit dhjetë ditor në Mavrovë, shkruan Gazeta Olle.

“Skuadra mbylli një cikël të rëndësishëm të përgatitjeve, duke inkorporuar në lojë edhe ardhjet e reja të afatit kalimtar të verës”, thuhet në njoftimin e SC Gjilani.

Kuqebardhët zhvilluan një ndeshje miqësore të vetme gjatë qëndrimit në Mavrovë, atë ndaj Renovës të cilën e humbën me rezultat 2-1.

Gjilani gjithashtu njofton se në miqësoren ndaj Renovës ka pësuar frakturë në dorë, futbollisti Oltion Rapa.

“Oltion Rapa pësoi frakturë në dorën e djathtë dhe tashmë ndodhet në fazën e rehabilitimit. Gjendja e futbollistit është e mirë dhe stabile, ndërkohë që pritet t’u nënshtrohet edhe kontrolleve të tjera mjekësore për të mësuar më shumë rreth rikthimit të tij në fushën e lojës”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.

/Gazeta Olle/ 

 

Deklarata emocionale e Messit pas triumfit në Copa America

Zyrtare: Arbëria vazhdon me përforcime, kësaj radhe transferon një mesfushor