Gjilani – Liria, luftohet për fitoren e parë në edicionin pranveror

Gjilani dhe Liria janë dy skuadrat e vetme në elitën e futbollit kosovar, të cilat akoma nuk e kanë shijuar fitoren në stinorin pranveror.

Skifterët kanë dominuar dy përballjet e kaluara me Arpagjikët, duke dalur fitues pas 90 minutave në Gjilan dhe Prizren, shkruan Gazeta OLLE.

Fillimisht në shtëpi, kuqebardhët fitonin me rezultatin 1-0, ndërsa në udhëtim akoma më lehtë se sa ishte pritur, duke arkëtuar tre pikë në Përparim Thaqi pas fitores 0-4.

Dy skuadrat nuk gjinden në një pozitë të favorshme, Liria është e fundit në renditjen tabelare, ndërsa Gjilani ndodhet në zonën Play Out.

Kujtojmë se për Gjilanin fitorja e fundit në Superligë ishte pikërisht në Prizren përballë Lirisë. /Gazeta Olle/ 

Amir Rrahmani i shënon gol të bukur Barcelonës (Video)

Napolit nuk i mjafton goli i Amir Rrahmanit, Barcelona kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve