Gjilani lider në kampionatin e juniorëve: Rezultatet dhe renditja pas javës së 19-të

Gjilani ka shënuar fitore bindëse në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Juniorëve ndaj Trepçës dhe ka marrë pozitën e parë në renditjen tabelare.

Skuadra e drejtuar nga Premton Muja ka triumfuar me rezultat bindës 3-0, për të marrë kështu lidershipin pas xhiros së 19-të.

Gjilanasit shfrytëzuan barazimin e Ballkanit në udhëtim te Prishtina (0-0), ndërkohë këtë lëshim të tyre nuk e la pa e shfrytëzuar edhe Drita, e cila në shtëpi e mposhti Drenicën (3-2) dhe tashmë i afrohet kreut në vetëm dy pikë.

Vlen për t’u veçuar fitorja bindëse e Llapit ndaj Vushtrrisë dhe ajo e Vëllaznimit ndaj 2 Korrikut, pasi që i mbanë gjakovarët në ‘lojë’ për të mbijetuar.

Rezultatet e xhiros së 19-të

Llapi 6-1 Vushtrria

Vëllaznimi 2-0 2 Korriku

Prishtina 0-0 Ballkani

Gjilani 3-0 Trepça

KEK-u 2-1 Trepça ’89

Ramiz Sadiku 1-2 Besa

Drita 3-2 Drenica

Feronikeli 3-2 Ferizaj

Flamurtari – Liria

Renditja