Gjilani largohet nga Kosova, ja ku po i kryejnë përgatitjet

Gjilani ka udhëtuar drejt Durrësit për të kryer fazën përgatitore para nisjes së edicionit pranveror.

Ka qenë vet faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar se po i kryejnë përgatitjet në shtetin shqiptar.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Skuadra zhvendoset në Durrës, vijon përgatitjet për pjesën e dytë kampionale

Durrës, 16 Janar- Skuadra e Gjilanit nën udhëheqjen e kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli, nga qyteti i Gjilanit është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit, për ti vijuar përgatitjet për pjesën e dytë kampionale të edicionit 2020/2021.

Skuadra ka udhëtuar e plotë, kurse gjendja e futbollistëve është e mirë dhe stabile. Vlenë të ceket se Keita Razak po punon i diferencuar nga skuadra dhe gjendet në fazën finale të rikuperimit, ku shumë shpejt do ti bashkangjitet grupit të futbollistëve.

Të diferencuar nga grupi gjithashtu po stërvitin edhe Edison Kqiku e Tomislav Bushiq, me Kqikun i cili po rikuperohet nga lëndimi prej ndeshjes kundër Ballkanit dhe Bushiq, i cili po punon maksimalisht për tu rikthyer në formën maksimale në pjesën e dytë kampionale të këtij edicioni.

Skuadra përgatitjet do ti vijoj për 15 ditë në Shqipëri, me kushtet atmosferike të cilat janë të favorshme për vazhdimin e përgatitjeve në mënyrë sa më cilësore.

Gjatë kësaj faze përgatitore skuadra gjithashtu do të luaj edhe disa ndeshje testuese, mbi të cilat do ju informojmë me kohë.

/Gazeta Olle/