Gjilani largohet nga Kosova, fazën përgatitore e fillon në Ohër

Gjilani është larguar nga Kosova për ta vazhduar fazën përgatitore jashtë vendit.

Skuadra bardhekuqe fazën përgatitore për edicionin pranveror do ta vazhdoj në Maqedoninë e Veriut, ku janë vendosur në Ohër.

Ka qenë faqja zyrtare që ka publikuar një foto nga Ohri, ku është mbajtur seanca e parë stërvitore.

Të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani synojnë të përgatiten mirë për edicionin pranveror, ku qëllimi mbetet një vend që i dërgon në garat evropiane. /Gazeta Olle/

Liridon Kukaj merr drejtimin e FC Prishtinës U19

Ylli i pandalshëm, merr fitoren e 14-të radhazi