Gjilani lajmëron largimin e dy yjeve të skuadrës

Gjilani ka njoftuar zyrtarisht largimin e dy lojtarëve, Egzon Bejtullait dhe Valmir Nafiut.

Eksodi të klubi gjilanas si duket nuk ka të ndalur, pasi pas largimit të Redon Ismailit, tani janë larguar edhe dy lojtarë tjerë.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Egzon Bejtullai dhe anësorin Valmir Nafiu, me të cilët janë ndarë me marrëveshje të dyanshme.

“Sport Club Gjilani njofton zyrtarisht që ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistët Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafiu”.

“Bejtullai dhe Nafiu ishin afruar në skuadër këtë edicion, teksa ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme”.

“Klubi e falënderon Egzon Bejtullain dhe Valmir Nafiun për kontributin e dhënë në fanellën kuqebardh, duke u uruar suksese të mëtutjeshme në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Kosova shënon fitore bindëse ndaj Britanisë së Madhe, vetëm një ‘finale’ larg kualifikimit

Florian Loshaj ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen me gjestin e tij, shpëtoi kundërshtarin nga një lëndim i madh