Gjilani kërkon përkrahjen e Skifterave në Fadil Vokrri

Dita e enjte është e rezervuar për klubet shqiptare të cilat do të paraqiten në garat evropiane.

Sport Club “Gjilani” në kuadër të Ligës së Konferencës do të përballen me skuadrën nga Letonia, FK Liepaja.

Tashmë “kuqebardhët” kanë publikuar një video të mrekullueshme ku bëjnë thirrje që të përkrahet klubi në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Nga Ohri në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit. Enea, Dabi dhe Cale kanë një mesazh për ju. 7 Korrik është data”, shkruan faqja zyrtare e klubit.

 

 

 

 

Silverstone, është gara e vitit deri më tani në Formula 1

Kaos me Kupën e Kombeve në Afrikë, shtyhet për shkak të kushteve atmosferike dhe Katar 2022