Gjilani kërkon edhe Hasanin

Gjilani vazhdon strategjinë për të forcuar skuadrën. Pas kthimit në Superligë, Gjilani ka vazhduar takimet me disa lojtarë, ndërsa i fundit në radarin e kësaj skuadre është Korab Hasani.

Kapiteni i Flamurtarit thotë se është në bisedime me këtë skuadër dhe së shpejti do të vendos. “Jam në bisedime me skuadrën e Gjilanit. Pas disa ditëve do të vendosi për të ardhmen”, tha Hasani për Gazetaolle.com.

Gjilani është përforcuar me lojtari si Gzim Rusi, Betim Haxhimusa, Betim Syla dhe Veton Kabashi.