Gjilani po kalon në formë të tmerrshme rezultatesh e këtë e di shumë mirë edhe trajneri, Bylbyl Sokoli.
Qysh prej fitores së thellë 4-0 në debutim, më “Skifterat” nuk e dinë se çka do të thotë triumfi, shkruan Gazeta Olle.
E këtë gjë e di shumë mirë edhe trajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli i cili ka pasur edhe biseda me drejtuesit dhe ka marrë përgjegjësinë mbi rezultatet e dobta.
Pas prezencës së tij të zakonshme në “Duelin Sportiv”, trajneri i njohur sot u lajmërua pas një kohe të gjatë edhe në rrjetin social facebook.
Ai publikoi një fotografi të Ylber Ramadanit dhe Taulant Seferit teksa atë e shoqëroi me shkrimin “Dy luana!”./GazetaOlle/