Gjilani jep detaje rreth lëndimit të kapitenit Kqiku, mësohet kur do të rikthehet ai

Së bashku me grupin, por i ndarë nga stërvitjet kolektive, kapiteni i Gjilanit Edison Kqiku po vazhdon të punoj për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Pas lëndimit të cilën e pësoi javë më parë dhe ekzaminimeve mjekësore të cilat konstatuan ruptur partiale të muskulit gastrocnemius, tashmë gjërat po duken në përmirësim e sipër për futbollistin Edison Kqiku.

Kapiteni i skuadrës ka vazhduar me stërvitjet individuale brenda skuadrës dhe ka qenë në përkujdesin e vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe stafit teknik.

Periudha e aftësimit pritet të marrë kohë edhe disa ditë, ndërkohë që pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e fundit kampionale të stinorit vjeshtor.

Kqiku pritet të humbas edhe ndeshjen me Malishevën, derisa mund të paraqitet në Kupë në mesjavë. /Gazeta Olle/

Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin, i shënon gol CSKA Moskës

Aro Muric me paraqitje fantastike, vlerësohet lartë ndaj Nottingham Forestit