Gjilani godet në afatin kalimtar verorë, nënshkruan me yllin e Superiores Shqiptare

Gjilani është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës, ku klubi në krye me kryetrajnerin Ismet Munishin kanë shpallur kandidaturën për titullin kampion.

Gjilani  ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian, Elton Cale.

Për shërbimet e futbollistit kanë shprehur shumë skuadra në Superioren shqiptare, por që Gjilani në fund ia doli t’i siguroj shërbimet e tij.

May be an image of 2 njerëz dhe tekst

Futbollisti 32-vjeçar karrierë ka bërë edhe tek Flamurtari i Vlorës dhe Kukësi. Gjithashtu, Cale ka karrierë të pasur pasi që ka luajtur në shumë vende të botës duke nisur nga Brazili, Portugalia, Rusia dhe Greqia.

Ai ka nënshkruar për dy vite me Gjilanin.