Gjilani ‘godet’, marrëveshje me Tovërlanin

Gjilani tash e një kohë është duke kërkuar trajner. Folën me shumë, por siç duket ai që do të marrë ‘timonin’ është Afrim Tovërlani.

Anëtari i kryesisë Albert Kastrati e ka konfirmuar këtë për Gazetaolle.com.

“Jemi shumë afër marrëveshjes me Afrim Tovërlanin. Ai gjendet në Shqipëri dhe nesër kur do të kthehet mund të arrijmë marrëveshjen përfundimtare”, pohoi Kastrati.

Gjilani ishte afër marrëveshjes edhe me Bekim Shotanin por në momentet e fundit ndyshoi.