Gjilani forcon edhe më shumë mesfushën, kompleton transferimin e Fabjan Beqjës

Gjilani po vazhdon të përgatitet maksimalisht për edicionin e ri 2021/22.

Skuadra gjilanase ka prezantuar transferimin e ri, Fabjan Beqja, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori shqiptar i bashkohet “Skifterave”, pasi qëndroi për më shumëse dhjetë vite te Teuta e Durrësit.

“Ne kemi një anëtar të ri në familjen tonë. Mirëseardhje të ngrohtë për lojtarin tonë të ri!”, thuhet një postimin e Gjilanit.

Ndryshe, Beqja i bashkohet Gjilanit pas transferimeve të Elton Cale, Agustin Torassa, Blerim Krasniqi, Arbër Prekazi, Albert Dabiqaj dhe Yll Hoxha.

/Gazeta Olle/

PSG ëndërron ta bashkojë Ronaldon me Messin dhe Neymarin

Pamje nga stërvitja e parë e Messit me PSG-në