Gjilani – Feronikeli, hyrja pa pagesë, Zuka: Tifozët janë shpirti i skuadrës, duam ta ndajmë të mirën dhe të keqen me ta

Skuadra e Gjilanit në mesjavë është nikoqire e Feronikelit në kuadër të javës së 21-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, kjo do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme për “kuqebardhët” e Gjilanit.

Siç bën të ditur presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka, për këtë ndeshje ka një interesim mjaft të madh të shikuesve për ta përcjell këtë ballafaqim mjaft interesant.

Presidenti Zuka si gjithmonë transparent dhe i afërt me shikuesit e qytetarët, ka përgatitur një befasi për shikuesit e kësaj ndeshje.

“Edhe pse ka shumë të interesuar nga ana e shikuesve për ta përcjellur këtë ndeshje, ne për “Skifterat” dhe shikuesit kemi përgatitur një befasi, ata këtë ndeshje mund ta përcjellin pa bileta, dua të ju ndihmojë qytetarëve të mi dhe “Skifterave” me mundësit tona që kemi, ata po na përkrahin në shi e borë, në diell e furtunë, ata janë forca jonë ata janë shpirti i skuadrës dhe ne duam ta ndajmë të mirën e të keqën me ata, pa “Skifterat” nuk është asgjë interesante, ata janë zemra e skuadrës”, ka thënë presidenti Zuka për rajonipress.

Numri një i SC Gjilanit ka bërë me dije se për tifozët “Skifterat” edhe shumë herë në të ardhmen do të ketë befasira.