Gjilani është gati për Superligë, kryejnë vaksinimin kundër COVID-19

Kontigjenti i skuadrës së Gjilanit, është gati për sezonin e ri, derisa tani ka kryer edhe vaksinimin kundër COVID-19

Kuqebardhët me anë të një postimi e kanë bërë të ditur edhe kryerjen e vaksinimit.

“Gati për kampionat. Skuadra tashmë është vaksinuar e tëra. Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Të besuarit e Ismet Munishit, ditën e shtunë do të nisën në Skenderaj, ku do të përballen me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu”.

Laporta për Messin: Lidhja u përkeqësua në fund

Largohet si kampion, Behar Maliqi falënderon Prishtinën