Gjilani e ‘rezervon’ Superligën

Një ndër skuadrat pretendente për t’u inkuadruar në elitën e futbollit kosovar në këtë edicion është edhe Gjilani.

Gara për një ‘biletë’ në Superligë në këtë sezon do të jetë shumë e fortë megjithatë, sipas trajneri Musa Selimi, ekipi i tij e ka ‘rezervuar’ pozitën e parë. “Gjilani e ka të garantuar vendin e parë. Ekipet tjera le të mendojnë vetëm për pozitën e dytë. Këtë e them duke u bazuar në potencialin që e ka Gjilani në këtë edicion”, i ka Gazetës ‘Olle’, Musa Selimi. Gjithnjë sipas Selimit, gjilanasit janë përgatitur shumë mirë. “Ekipi është i përgatitur shumë mirë, në të gjitha aspektet. Presim edhe lojëra të mira dhe rezultate. Jam i bindur se këtë vit do ta festojmë 20-vjetorin e themelimit me rikthim në elitë”, përfundoi Musa Selimi.

Gjilani do ta nis pranverën nga pozita e dytë me 34 pikë, aq sa ka edhe Llapi në vendin e parë.