Gjilani e bën ‘hor’ Gjenevën

Gjilani, ekip që bënë gara në Ligën e Parë, e ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin nga diaspora, Kosova e Gjenevës nga Zvicra, teksa ekipi i drejtuar nga Musa Selimi, ka arritur fitore me rezultat të thellë 7:1, duke treguar ‘dhëmbët’ që para nisjes së kampionatit.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qyteti në Gjilan.

Ndërkohë, Kosova e Gjenevës, tash e disa ditë është duke e vizituar Kosovën.