Gjilani – Drita: Pas 364 ditësh, mbyllen përsëri dyert për Skifterat dhe Intelektualët

Gjilani dhe Drita do të përballen të mërkurën me njëra-tjetrën, në javën e 33-të në BKT Superligën e Kosovës me fillim nga ora 15:00.

Ndryshe nga vitet e fundit, ky derbi do të zhvillohet për herë të parë në qytetin e Gjilanit por pa praninë e shikuesve, hera e fundit kur derbi më i madh kosovar u luajt pa prezencën e publikut, ishte data 5 maj 2021.

Para një viti, dyert ishin të mbyllura për Skifterët dhe Intelektualët për shkaqe të infektimit me Covid-19, ndërsa saktësisht pas 364 ditësh, klubi i Gjilanit ka njoftuar se ndeshja derbi e javës së 33-të në edicionin 2021/22 do të zhvillohet pa praninë e publikut.

Gjilani – Drita: Për herë të parë brenda një edicioni derbi luhet në tri stadiume të ndryshme

SC Gjilani nuk e ka humbur asnjë ndeshje në këtë sezon ndaj rivalëve të qytetit, duke shënuar dy fitore dhe barazuar një, ndërkohë fitorja e fundit e bardhekaltërve ishte me 3 mars 2021, në atë kohë Bylbyl Sokoli ishte trajner i kuqebardhëve, i cili shkarkohej 24 orë pas disfatës në derbi.

 

Fitorja e parë e SC Gjilanit këtë edicion ndaj FC Dritës.

Dy skuadrat gjilanase këtë vit kanë siguruar pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, dhe momentalisht pozicionohen në pozitën e dytë dhe të tretë tabelare, ndërsa lideri Ballkani është 12-të pikë para vendit të dytë, dhe i duhet vetëm një barazim për tu shpallur zyrtarisht kampion në Superligën e Kosovës.

Gjilani do të jetë për herën e dytë në garat ndërkombëtare, ndërsa Drita për të katërten herë dhe për vitin e tretë radhazi, sukses i cili është rekord për klubin bardhekaltër në krye me Ardian Nuhiun.

Trajneri shkupjan që kualifikon KF Drita tri herë radhazi në garat europiane

/Gazeta OLLE/

 

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme: Villarreal – Liverpool

Hatay 2022: Marakli t’Biciklave në bashkëpunim me Yunus Emre Enstitusu, organizojnë udhëtim në njërën nga qytetet historike në Turqi