Gjilani do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Prishtinë ndaj Liepajas

Skuadrat kosovare kanë mësuar sot kundërshtarët për rrethin e parë në garat evropiane.

Drita si nënkampion do të luaj me Inter Turkun e Finlandës në Ligën e Konferencës, derisa Gjilani me Liepajan e Letonisë, ndërsa Llapi me Budoqnostin e Malit të Zi.

Por shorti deshi që të tria skuadrat tona ndeshjet e para t’i luajnë në udhëtim derisa ato të kthimit në shtëpi, shkruan Gazeta Olle.

Duke marrë parasysh se vetëm stadiumi ‘Fadil Vokrri’ i plotëson kushtet, atëherë UEFA ka vendosur që ndeshja e parë mes Liepajas dhe Gjilanit të zhvillohet në kryeqytetin kosovar më datën 7 korrik.

“Për shkak të mungesës së stadiumeve, ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë ndaj SC Gjilanit, por ajo e kthimit më 14 korrik në shtëpinë tonë”, ka shkruar klubi letonez në faqen zyrtare.

Kësisoj Drita dhe Llapi do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e para në udhëtim më 7 korrik, derisa Gjilani në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Gazeta Olle/

Mesfushori i Liepajas flet para duelit ndaj Gjilanit: Synojmë t’i fitojmë të dyja sfidat

Cuculi rikthehet në stërvitje të Dritës dhe përshëndetet me bashkëlojtarët