Gjilani dhe Liria për fitoren e parë në pranverë, formacionet zyrtare

Gjilani është nikoqir i Lirisë në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.

Është një duel i dy skuadrave që ende nuk e kanë shijuar fitoren në edicionin pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Gjilani fitoren e fundit e ka pikërisht ndaj Lirisë dhe po kërkon tre pikët për t’iu larguar zonës së barazhit.

Në anën tjetër Liria ndodhet e fundit në tabelë me gjasa të vogla për shpëtim, por në Gjilan ka udhëtuar për të shkaktuar befasi.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Roganovic, Bajrami, Ismajli, Acka, Heric, Basa, Bilalli, Milev, Jarovic.

Liria: Frashëri, Cela, Mamadou, Meçja, Kapra, Ekpai, Stafa, Gashi, Gjumsi, Basha, Abazi.

/Gazeta Olle/

Fushë Kosova për befasi, Ballkani për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Malisheva dhe Llapi luajnë vetëm për tri pikë, formacionet zyrtare