Skuadra nga Suhareka ka njoftuar për miqësoren që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit.
“Për ditën e nesërme (SOT) është planifikuar një ndeshje miqësore pasdite ndaj skuadrës së SC Gjilanit. Ndeshja miqësore do të luhet në qytetin e Gjilanit duke nisur nga ora 17:30”, ka shkruar klubi në llogarinë zyrtare.
Dy skuadrat janë përforcuar dukshëm në këtë afat kalimtar.
Një takim mjaftë interesant përpara fillimit të Superligës padyshim që do të jetë kjo përballje.